AKTUALITET, 7 Prill 2022, 12:12

"Zhduket" punonjësja e Gjykatës së Lezhës, bashkëshorti i drejtohet policisë

"Zhduket" punonjësja e Gjykatës së Lezhës,

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

Denoncimi është bërë në polici nga bashkëshorti i kësaj të fundit. Menjëherë blutë kanë nisur kërkimet.

Nuk dihen ende detaje rreth kësaj ngjarje në lidhje me kohën e largimit nga banesa të Markut dhe kontaktet e fundit të saj.

Klaudia Marku nuk ka patur probleme te mëparshme, denoncime apo kërcënime.

Ndërkohë që mësohet se hetimet e policisë janë të përqendruara kryesisht në konfliktet të mundshme familjare.