TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të enjte, në orën 14.00, në shkollën Sabaudin Gabrani në Tiranë do të bëhet provimi i Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.
Nga ana tjetër, deputetja demokrate, Albana Vokshi tha se me porosi të ministres Evis Kushi pyetjet dhe përgjigjet kanë dalë në mënyrë që të certifikohen “militantët e partisë”.
Demokratja ka nxjerrë një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë.
Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm.
“Drejtori ynë ka marrë pyetjet që dje ia kanë dërguar vetë nga Ministria me urdhër të Ministres për personat e saj në Elbasan.
Përsëris, me pyetje të zgjidhura,”-shkruan denoncuesja.