AKTUALITET, 7 Prill 2022, 13:25

Lufta në Ukrainë/ Ambasadori i Austrisë: Duhet të avancojmë me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE!

Lufta në Ukrainë/ Ambasadori i Austrisë: Duhet të

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner foli sot nga Vlora për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin në BE.

Ndalur tek lufta në Ukrainë, ai tha se është shumë e rëndësishme të avancohet me hapa të mëtejshëm për integruar Ballkanin Perëndimor në BE.

“Situata në Ukrainë është e tmerrshme me tensione të paprovokuara. Për ne është shumë e rëndësishme që të avancojmë dhe të bëjmë hapa të mëtejshëm për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

Sigurisht që shpresojmë në hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Steiner e konsideroi të rëndësishëm hapin për të shtyrë deri në fund të vitit 2024 procesin e vettingut.

“Më duket shumë e rëndësishme Reforma në Drejtësi. Dje dhe sot kemi vizitën e agjencisë së bashkëpunimit. Një sektor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë është reforma në drejtësi. Ajo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe më duket me rëndësi që Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë vettingun deri në fund të vitit 2024”, tha Christian Steiner.