TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat belge i kanë bërë jehonë arrestimit të dy shqiptarëve që cilësohen si bosët e kokainës.
Sipas mediave, dy shqiptarë kanë qenë të dënuar më parë në Antuerp për kontrabandë kokaine dhe janë arrestuar në Shqipëri dhe Ekuador.
Mirlind Balla u dënua me 5 vjet burg në organizatë me Frank Masmeijer, tregtari frutash, Nezdet Vokshi u dënua në mungesë me 7 vite burg dhe është ende në kërkim nga Holanda.
Sipas “Het Nieuwsblad”, ai u arrestua me kërkesë të Holandës. Nezdet Vokshi u arrestua në Peru në vitin 2012, me kërkesë të autoriteteve të Antwerpen. Në pritje të procedurës së ekstradimit, bosi i drogës u vendos në arrest shtëpie në Peru.
Pasi gjyqtari kishte vendosur që ai mund të ekstradohej në Belgjikë, Vokshi u konstatua se ishte arratisur.
Peruja nisi një hetim korrupsioni ndaj disa oficerëve të policisë që mund të kenë luajtur një rol të dyshimtë në mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak.
Rezultati i atij hetimi është i panjohur, sipas Het Nieuwsblad.
Vokshi ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij. Sipas hetimeve ai ishte i arratisur që nga viti 2010 dhe fillimisht iku në Peru.
52-vjeçari u kap teksa drejtonte një kamion Ford në rrugën që të çon në urbanizimin e Ciudad Celeste, një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club.
Ai ndodhej në Ekuador me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador përmes kufirit tokësor.
Policia pas arrestimit sekuestroi edhe 6 celulare. Nga kërkimet e bëra Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador.
Prej kohësh ai mundi t’i shpëtojë autoriteteve, ndërsa rezulton se ishte regjistruar po ashtu si tregtar edhe në Barcelonë, Spanjë.