TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jorida Tabaku ka hedhur akuza për nismën e qeverisë për menaxhimin e krizës së çmimeve.
Sipas saj “Bordi i Transparencës” do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.
Tabaku thekson se Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
“Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur”, shkruan Tabaku ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Në një kohë kur produktet e shportës po rriten në një mënyrë të pakontrolluar qeveria vazhdon të luajë dhe eksperimentojë me “Bordin e Transparencës” që më shumë është një bord që do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.
Nuk di të ketë asnjë vend tjetër sajesa të tilla kriptokomuniste për të ruajtur monopolet, oligopolet e tregut dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.
Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur.
Në fakt, qeveria po kanalizon çmimet dhe gjithë sajesat e saj për oligopolet. Rritja e të ardhurave në buxhet si shkak i inflacionit është fakt por qeveria preferon që me ato të ardhura të indeksojë inflacionin për kontratën e inceneratorit dhe jo rrogat dhe pensionet.
Plani i gënjeshtër 3 mujor me subvencione qesharake nuk do shërbejë për asgjë përpos propagandës. I propozuam qeverisë ndërhyrje dhe ajo refuzoi pasi nuk ka dëshirë të ndihmojë shqiptarët por oligarkët.