AKTUALITET, 6 Mars 2022, 19:53

Goditi komisionerin, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Dibër

Goditi komisionerin, shpallet në kërkim 40-vjeçari në

Është shënuar një incident në procesin zgjedhor në Dibër. Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj tij, sipas uniformave blu është bërë kallëizm nga Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan,  Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132. Sipas tij, 40-vjeçari e ka goditur me mjete të forta jashtë ambienteve të kësaj qendre votimi.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.