AKTUALITET, 25 Qershor 2025, 13:26

Goditet lokali, përlotet babai i Mond Vogës: Arjan Ndoji dhe im bir janë miq. Më zgjoi nga gjumi breshëria e 120 fishekëve të automatikut!

Goditet lokali, përlotet babai i Mond Vogës: Arjan Ndoji dhe im bir

Kadri Voga, babai i Mond Vogës lokali dhe hoteli i të cilit u qëlluan me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të 20 Qershorit, ka rrëfyer dyshimet e tij rreth ngjarjes.

Ai ka treguar per "News 24" se mbrëmjen kur biznesi i të birit u vendos nën shënjestër kishte dëgjuar breshërinë e plumbave, por s’e kishte kuptuar që ishte qëlluar në drejtim të lokalit të Mond Vogës, i cili ndodhet në fshatin Krastë të Fushë-Krujës.

Kadri Voga shtoi se e mori vesh lajmin të nesërmen dhe shkoi në vendngjarje, pavarësisht se nuk flet me të djalin e tij.

Ish-polici theksoi se drejt biznesit u qëlluan mbi 120 plumba dhe se ishte vetë ai që gjeti vendin në kodër ku kishin qëndruar autorët, po theksoi se nuk janë fiksuar nga kamerat e sigurisë pasi distanca është e largët.

Ai hodhi dyshime se pas ngjarjes fshihen motive politike, dhe se personat që qëlluan “kanë qenë rrugaçë e kriminelë, i kanë thënë merr 5 lekë e shko bëje këtë punë”.

Kadri Voga, babai i Mond Vogës: Atë natë dola në dritare, u qëlluan dy breshëri, dola jashtë, atëherë breshëria e tretë, zhurma mu duk sikur vinte nga poshtë, por lokali është sipër.

Pashë një dritë makine dhe mu duk sikur qëlluan drejt shtëpisë sime, u futa mbas kolonës së korridorit, mbaruan breshëritë. Doja të merrja komisariatin në telefon, por unë kam raportuar disa herë për guroret, mendova se do heshtin dhe s’do vihen në lëvizje. Rashë gjumë, në mëngjes më kishte marrë djali i vëllait në telefon (qan).

E hapi gruaja telefonin, më shkoi mendja në vrasje. Më thanë ka qëlluar lokalin e Mondit, i thashë rëndësi ka që janë mirë.

Shkova vetë, gjeta policinë aty, po kërkonin plumbat në vrimat e murit, por kam qenë vetë punonjës policie, kam verifikuar qindra vendngjarje, shkohet fillimisht vendi nga ku është qëlluar.

Ika dhe mbas 1 ore i gjeta sërish aty., U afrova vetë, pashë drejtimin e plumbave nga janë, i pashë drejtimin dhe shkova me makinë në drejtimin që piketova, u futa në ferra dhe u çava. Më panë policët që shkova dhe erdhën aty.

Duke kërkuar, një nga efektivët më tha ‘janë këtu’, pamë disa gëzhoja. Njëri nga këta më tha ‘mos shkel këtu se prishen gëzhojat’. Ka edhe një drejtim tjetër që kanë gjuajtur, ishin dy automatikë.

Takova shefin e Krimeve, i thashë do të bisedoj me ty, i lashë informacion, këta patronazhistëve që dyshoj se kanë paguar lekë që kanë çuar njerëz atje, se kanë qenë njerëz rrugaçë e kriminelë, i kanë thënë merr 5 lekë e shko bëje këtë punë. Hetimet e mia janë të mbledhura në një pikë, gjithë këto kohë kam bërë hetimet e mia. S’dua ta zbuloj, uroj të mos e zbuloj, se ata që kanë shtirë kanë marrë lekë prej këtyre patronazhistëve, por jam i bindur se ka hile edhe shefi i Krimeve. Dua ta dërgoj në gjyq. Pasi dola nga takimi, ika në punë. Më mori në telefon se tha ke lenë diçka pa firmosur, i thashë ‘zbulove gjë’, tha ‘do zbulojmë’.

Ky kishte takuar personat që i çova unë emrat, duke pirë kafe me të dhe mora vesh që ai me këta patronazhista ka lidhje të ngushta, mund të ketë marrë edhe lekë, ka ndihmuar edhe në fushatë.

U pendova që shkova në këtë takim kokë më kokë se shkova tek një kriminel. Kam punuar në polici 31 vite. Pas takimit, më çoi në zyrë.

E marr në telefon i thashë ‘ku je’, më tha ‘rri aty se je mirë’. E shava aty ku s’mban më, i thashë duhet të më njohësh ku jam. Ata dyshuan tek unë, nëse kisha barut në duar.

Një nga oficerët e policisë gjyqësore më tha do kallëzohesh për moskallëzim krimi a prishje provash.

“I thashë e ka fajin shefi i krimeve se është rrugaç”, atij unë i dhashë emrat se ku dyshoja.

Lokali ndodhet sipër shtëpisë sime, mesa mora vesh unë 10 min para e kishin mbyllur lokalin. Punojnë dy nipërit, gruaja, mikesha tonat, Mondi është non stop aty, banesa e atij është në kat të dytë. Aty është qëlluar marë, në kat të parë dhe të dytë, breshëria e plumbave ka rënë dhe në rrugë.

Ka qëlluar me automatik model 56. Nga kodra është 150-200 metra në vijë ajrore. Janë qëlluar mbi 120 fishekë, kamerat nuk e kanë kapur se është larg. Zona është me kamera, por nuk kanë dalë në xhade, kanë ardhur nga një fshat, janë afruar në pyll dhe kanë ikur nga kanë ardhur.

Në banesë ndodheshin, djali me nusen dhe 2 fëmijët. Me djalin nuk flas. Me nusen kam folur, edhe atë natë, dhe kam folur çdo ditë se kemi qenë tek ara. Kur isha në komisariat, mora djalin nga Franca i thashë “Mos është Arjani?”, dyshova. I thashë ‘Ka folur ndonjë djalë Arjani, do që te hakmerret,

Arjani është ai që kam pasur unë probleme dikur, por i kemi mbyllur.

Djali im dhe Arjan Ndoji janë prap shokë sot. Unë dhe Arjan Ndonji kemi pasur konflikte e probleme, kemi qenë 10 vite nëpër gjyqe, nuk fitova asnjë gjyq asnjëherë me ish-prokurorin për pronësi. Ai i mbylli vetë ato muhabete, më solli njerëz tek shtëpia më tha sa lekë do dhe çfarë do, i thashë nuk dua asnjë lekë, por të më kthehet prona, unë në punë tënde dhe ti në punën tënde. Djali im është shok, ky është problemi që nuk flas me të. Por pavarësisht se nuk flas, nuk guxon njeri ti prekë një qime çunit, sepse është gjaku im.

Me Arjan Ndojin e kam mbyllur, për mua do të rrojë 1000 vjet, dhe nuk dyshoj asgjë tek ai. për momentin dyshova dhe i thashë mos ka bërë ndonjë budallallëk Arjani e kërkon të më lërë në burg, më shkoi mendja. Më tha që s’bëhet fjalë, më nxorën nga Komisariati.

I thashë oficerit të policisë gjyqësore të takoj shefin e Krimeve ti them dy fjalë. I kam thënë të marr zvarrë, të ndryshosh gjithë ngjarjen e krimit, në vend që të bënte kontrolle të befasishme, të sillte forcat speciale, sot nuk ka asnjë të ndaluar. Ai është shef krimesh, por rri me kriminelë. Dyshimi është për çështje politike.