AKTUALITET, 25 Qershor 2025, 10:52

Operacioni/ Shiste drogë në lokalet e natës, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë! Shkon në 27 numri i të arrestuarve, 6 të tjerë ende në kërkim

Operacioni/ Shiste drogë në lokalet e natës, vihet në pranga

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga polica në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. B., 33 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Blutë e Tiranës raportojnë se ka shkruar në 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet.

Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.