AKTUALITET, 25 Qershor 2025, 11:33

Tre të mitur me skuter përplasen nga një makinë në kryeqytet, ndalohet shoferi

Tre të mitur me skuter përplasen nga një makinë në

Tre të mitur, që udhëtonin me skuter në kryeqytet, janë përplasur nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Fëmijët janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Shoferi i automjetit u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.