TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte.
Baçi është paraqitur së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi.
Por për çfarë akuzohet Baçi?
Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij