TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto familjare të liderëve në samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë.
Mikpritja zyrtare u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Kryeministri holandez, Dick Schoof.
Liderët e vendeve anëtare u mblodhën për foton familjare përpara nisjes së punimeve të Samitit në Hagë.
Kryeministri Edi Rama është vendosur në rreshtin e parë të fotos, pranë Kryeministrit të Holandës dhe Belgjikës.
Fokusi i këtij samiti do të jetë tek një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat përballet aleanca. Rritja e investimeve në mbrojtje është tema më e rëndësishme si edhe mbështetja ndaj Ukrainës.