TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama flet pas lirimit nga detyra të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.
“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore.
Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama.
Nga ana e tij, Besfort Lamallari pas ikjes si Ministër i Brendshëm ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit Rama që dikur i besoi këtë post.
“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.
Ndersa Ervin Demo do të marrë bashkë me dikasterin e Pushtetit Lokal që drejton edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas largimit të Besfort Lamallarit nga ky post.
Nga kryeministria, ku kryeministri Edi Rama bëri me dije ndryshimet, Demo falënderoi kreun e qeverisë për besimin, duke e cilësuar detyrën e re si një përgjegjësi të madhe.
“Shumë faleminderit për besimin, është një përgjegjësi shumë e madhe. Do të çoj përpara prioritetet e qeverisë”, u shpreh Demo.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e bërë nga paraardhësi i tij, Besfort Lamallari, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë edhe pas ndryshimit të detyrës.
“Besforti ka bërë një punë shumë të mirë dhe do të vazhdoj të bashkëpunoj me Besfortin”, tha Demo.
Ervin Demo ka mbajtur deri tani postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Me ndryshimet e fundit në qeveri, ai do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
