AKTUALITET, 11 September 2026, 10:21

Spahiu merr detyrën si ministre Shëndetësie, betohet në Presidencë

Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu u betua para presidentit Bajram Begaj si ministre Shëndetësie, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.

Ajo zëvendësoi në këtë post, Evis Salën, e cila dha dorëheqjen me argumentin se kishte projekte akademike për të ndjekur.

Menjëherë pas betimit Spahiu merr pjesë si ministre për herë të parë në mbledhjen e qeverisë.