TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, zhvilluan sot deklaratë për mediat në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku fokusi ishte tek rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të aleancës.
Kryeministri Rutte deklaroi se: “NATO do të vendosë në mënyrë unanime që vendet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.”
Ai theksoi gjithashtu se kjo nismë synon një ndarje më të drejtë të barrës financiare brenda aleancës: “Kjo ka të bëjë me faktin që evropianët dhe kanadezët të paguajnë më shumë, dhe jo taksapaguesit amerikanë.”
Rutte vlerësoi presidentin amerikan për rolin e tij në shtytjen e vendeve anëtare për të përmbushur angazhimet financiare ndaj mbrojtjes: “E përgëzoj presidentin Trump për faktin që vendet e NATO-s kanë filluar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.”
Nga ana e tij, presidenti Trump e cilësoi zhvillimin si një arritje të përbashkët: “Është një fitore e madhe për të gjithë, mendoj, dhe së shpejti do të jemi të barabartë.”