AKTUALITET, 26 Prill 2025, 14:40

Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP, Florian Sulejmani

Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP, Florian

Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP, Florian Sulejmani.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit. Sulejmani akuzohet për veprën penale 'shpërdorim i detyrës' dhe vendimi për pezullimin e ushtrimit të detyrës u mor nga tërësia e akteve deri në këtë fazë të hetimit.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.