AKTUALITET, 26 Prill 2025, 11:17

"Më risollën besimin te mjekësia publike në Shqipëri", deputetja kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në një strukturë europiane

"Më risollën besimin te mjekësia publike në

Deputetja Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin  tek mjekësia publike në Shqipëri.

“Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin  tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.