AKTUALITET, 26 Prill 2025, 10:43

Goditi me grushte djalin e ish-deputetit të PD në rezidencën në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari 

Goditi me grushte djalin e ish-deputetit të PD në rezidencën

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht autorin e sulmit ndaj djalit të ish-deputetit të PD-Mhill Fufi së mbrëmjen e djeshme në një rezidencë në zonën e Farkës.

Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin Kristi Fufi.

19-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.