AKTUALITET, 26 Prill 2025, 12:15

Berisha kritikon gjuhën e Ramës në fushatë: Fjalët e tij kyçe janë çyryk, autik, kënetë, buf

Berisha kritikon gjuhën e Ramës në fushatë: Fjalët e

Kreu i PD, Sali Berisha kritikon fushatën e kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti feministe në aparencë, por në thelb tha se është mizogeniste.

Gjatë konferencës nbdërkombëtare për gratë “Global She”, me pjesëmarrjen edhe të forumit të gruas të CDI, Berisha tha se kryeministri merr në takime nëpunësit dhe paraqitet me banalitete para tyre.

"Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë? Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogjeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete. Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave", tha Berisha.

"Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare. Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë. Kjo është e vërteta", tha Berisha.

Ai u zotua se përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, do krijohen linja të veçanta krediti për bizneset e grave, për problematikat e tyre.

"Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.
Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat", tha kreu i PD.

"Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë", theksoi kreu i PD.