AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 11:37

Koronavirusi, Tomini: Janë aplikuar rreth 85 mijë doza të treta, kemi rënie të incidencës

Koronavirusi, Tomini: Janë aplikuar rreth 85 mijë doza të treta,

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar se kemi një trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive me COVID gjatë katër javëve të  fundit.

Gjatë një raportimi në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Tomini tha se grupmoshat më të prekura nga COVID janë 55-64 vjeç, ndërsa ndiqen nga grupmosha e re 25-34 vjeç. Duke u ndalur te vaksinimi, ministrja tha se nga 1 nëntori janë aplikuar 85545 doza të treta.

“Kemi trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive të paktën në 4 javët  e fundit, kemi pasur rënie të incidencës gjatë javës së fundit. Incidenca ka qenë më e ulët se në vitin 2020. Në 2 javët e fundit incidenca ka qenë në nivelin 200 rasteve për 100 mijë banorë.

Një vend të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e ka zënë grupmosha 55-64 vjeç me 19% të rasteve e ndjekur nga grupmosha e re 25-34 në nivelin e 17% të rasteve me covid.

Nga 1 nëntori ka vijuar rekomandimi dhe zbatimi i hyrjes në fuqi të aplikimit të dozave të treta për popullatën mbi 18+. Për të gjithë popullatën aktualisht janë aplikuar 85 mijë (85545) doza të treta”, tha Tomini.

Në komision po shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”.