AKTUALITET, 4 Mars 2026, 16:53

GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”! Ja me sa vite burg dënohen ish-zyrtarët dhe mjeku i njohur

GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes së

GJKKO ka shpallur vendimin për personat e pandehur të dosjes së Sterilizimit.

Mësohet se Klodian Rrjepaj është dënuar me  6 vite burg, me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 4 vite burg.

Po ashtu Marsela Serjani,  3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, hiqet masa e sigurimit arrest në shtëpi pasi ka shlyer dënimin. Petret Mersini 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim të dënimit me burg dhe vihet në provë për 24 muaj.

Ilir Rrapaj 6 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite burg.

Arben Gjata 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim i dënimit me burg dhe konvertohet në shërbim prove për 24 muaj.

Genc Byrazeri 1 vit e 6 muaj burg, i ulet në 1 vit burg, pezullohet dënimi me burg dhe dënohet me punë në interes publik prej 80 orësh dhe të përmbushet prej 6 muajsh.

Naile Ajazi 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg dhe pezullim i dënimit me burg, dhe konvertohet në shërbim provë për 2 vite.

Për akuzën e grupit kriminal Klodian Rrejpaj dhe Ilir Rrapaj morën pafajësi, ndërsa u dënuan për vjedhje duke shpërdorim detyre.