AKTUALITET, 4 Mars 2026, 14:12

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot një sërë ndryshimesh në përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke miratuar shkarkime dhe emërime të reja në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë. 

Këto dekretime vijën vetëm pak ditë pas ndryshimeve të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Kreu i Shtetit, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i Zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu u dekretua edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit si ministre  për Evropën dhe Punët e Jashtme, Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes, Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë dhe Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.