AKTUALITET, 4 Mars 2026, 13:38

Berisha: Rama firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Vuçiç, i tha BE se ‘nuk më duheni ju’

Berisha: Rama firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun, si një zyrtare të korruptuar, duke e cilësuar atë si “hajdute të kombit”.

Ndërkohë, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama, se nuk pranon të dalë para prokurorëve, për ato që ai i quan afera korruptive.

Berisha: Edi Rama ka vendosur të shkelë cdo ligj, cdo normë për të mbrojtur veten e tij. Në asnjë rrethanë ai nuk pranon të ulet para prokurorëve për aferat e panumërta korruptive që ka. Kjo që zhvillohet është vetëm aparenca, natyrisht të dytë ky komb hajdute si Lubi Balluku nuk ka patur në të gjithë historinë e tij. Por nuk është cështja e Ballukut, por është çështja e Edi Ramës.

Pas ndërhyrjeve të fundit të fuqishme të komunitetit ndërkombëtar, për të mbrojtur në Shqipëri rendin kushtetues, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, funksionimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i të gjitha kushteve për ecjen drejt BE, të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Të gjitha këto Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij.

Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar ai firmosi letrën famë keqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Evropës, BE se nuk më duheni ju, por Vuçiçi. Me Vuçiçin BE gjatë këtyre muajve ka pasur një debat të fortë dhe aktiv, me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet mospajtimet e BE me Beogradin e Vuçiçit.

Vucic akuzohet si një nga organizatorët e Safarit të Sarajves. Ka organizuar gjahun e njerëzve në Sarajevë. Një mashtrues i paskrupullt që betohej se nuk ka pasur automatik, por videot e tij janë botërisht të njohura.