AKTUALITET, 4 Mars 2026, 14:00

U emërua ministër i Jashtëm në vend të Spiropalit, Begaj dekreton lirimin e Ferit Hoxhës nga detyra si ambasador i Shqipërisë në BE

U emërua ministër i Jashtëm në vend të Spiropalit,

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin e Ferit Hoxhës nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.

Vendimi për lirimin nga kjo detyrë vjen pas ndryshimeve që kryeministri Edi Rama bëri në kabinetin qeveritar, pasi Hoxha u emërua ministër i Jashtëm, në vend të Elisa Spiropalit. Kujtojmë se përveç Ministrisë së Jashtme, ndryshime pati dhe në 6 ministri të tjera.

DEKRETI PER LIRIMIN

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e z. Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.