AKTUALITET, 4 Mars 2026, 13:45

Rama mbledh sot, në selinë e PS, deputetët e qarkut të Tiranës. Çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh sot, në selinë e PS, deputetët e qarkut të

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesditën e sotme në orën 14:00, deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Deri më tani nuk dihet se ku do të përqendrohen diskutimet në këtë mbledhje.

Ndërkohë një ditë më parë, Rama mblodhi kryesinë e PS-së, ku kërkoi nisjen e punës në terren me takime me qytetarët.

Sakaq, Tirana vijon të drejtohet nga Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli. Kryeqyteti u përgatit për zgjedhje të parakohshme nëntorin e kaluar, por Gjykata Kushtetuese la në detyrë Erion Veliajn duke rrëzuar kështu dekretin e presidentit Bajram Begaj.