AKTUALITET, 4 Mars 2026, 15:35

Rama mbledh deputetët e Tiranës, kryeministri shfaqet duke folur në telefon nën shoqërinë e…

Rama mbledh deputetët e Tiranës, kryeministri shfaqet duke folur

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë në selinë e PS deputetët e qarkut të Tiranës.

Në mbledhjen që ka zgjatur rreth një orë raportohet se në kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se mbledhja ka pasur në qendër të diskutimeve organizimin e partisë.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Rama është parë të dalë nën shoqërinë e Blerina Gjylametit, e cila pak kohë më parë mori drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Rama dhe Gjylameti kanë bërë një pjesë të rrugës në këmbë, ku për disa momente janë ndalur dhe kanë biseduar.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama zhvilloi një takim me Kryesinë e Partisë Socialiste.