TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Procesi ndaj Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me debate të forta e deri tek braktisja e sallës së gjyqit nga ana e kryebashkiakut dhe avokatit të tij.
Avokatja e caktuar kryesisht tha se i nevojitet me shumë kohë për t’u konsultuar me Veliajn. Gjatë seancës, Artan Gjermeni propozoi që Veliaj të shoqërohet në ambientet e gjykatës ku të konsultohet me avokaten.
Por SPAK deklaroi në seancë se avokatët dhe i pandehuri kanë patur kohë të njihen me aktet dhe kërkuan të kalohej në konkluzionet përfundimtare.
Në këtë moment, avokati i Veliajt dhe vetë kryebashkiaku u larguan nga salla e gjyqit. Veliaj kërkoi dhe përjashtimin e gjyqtares. Gjykata e Posaçme vendosi pas kësaj të përmbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe të shpalle vendimin ose jo të çështjes për gjykim me 9 shkurt. Gjatë kësaj kohe Veliaj ka mundësinë të paraqesë sipas ligjit kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Veliaj është i pandehur nga SPAK për 13 akuza penale.