AKTUALITET, 2 Shkurt 2026, 13:31

Qytetarët flasin pas aksidentit në Vlorë: Shumë e frikshme, shyqyr që shpëtoi! Po të ishte sezoni i verës, kushedi sa do të kishin vdekur

Qytetarët flasin pas aksidentit në Vlorë: Shumë e frikshme,

Disa qytetarë në Vlorë kanë parë aksidentin në zonën e Kalasë, prapa tunelit të Ujit të Ftohtë.

Ata përshkruajnë ndjesitë e të dëshmuarit aksidentin e frikshëm, ku kamionçina doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 7 metrash duke përfunduar në breg të detit.

Njëri prej tyre thotë se e pa momentin kur morën drejtuesin e kamionçinës, Përparim Kapajn dhe shprehin lehtësimin për faktin që ai shpëtoi paq.

“E pashë që e morën, por nga lart. Shyqyr që shpëtoi!”, thotë qytetari duke shtuar: “Shumë e frikshme!”

Ndërsa një tjetër thotë se të paktën nuk ka të lënduar të tjerë, siç mund të ndodhte në sezonin veror

“Të ishte sezoni i verës, do të kishin vdekur aq shumë aty sa ti nuk e merr dot me mend”, dëgjohet të thotë qytetarja.