TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masë së sigurisë Detyrim Paraqitje.
Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha u shpreh se çfarë ka imagjinuar se ka parë në vizitën e shkurtër në SPAK.
“Nuk mund të ketë sot çështje tjetër veç vendimit të të famshmit KLGJ. Paaa se të ndalem në këtë vendim e kuptoj që prisni me padurim t’ju rrëfej çfarë pash brenda sot në SPAK.
Aty ishte Altin Troplini që ishte ulur me 3 personazhe, Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra.
Sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjen. Ndodhej ish xhelati i sigurimit të shtetit Kraja që po numëronte paratë me Oltin Bistrin”, tha ai.
“KLGJ me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelen Kocajn, Emona Muci, Klodian Kurushi dhe kreut të tij Ilir Rusi me 6 vota vendosën mos pranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.
Këta janë me kriminelë se vetë Irena, këta janë turpi i zyrtarit. Janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.
Sa për dijeni Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Ergys Agasit.
Besoj i keni parë videot në dosjet e Ergys Agasit, sesi serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit”, tha Berisha.