TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që përplasi aktorin e njohur humoristin Nexho Shabani. Aktori i njohur i humorit shkodran, u përplas mbrëmjen e së dielës nga një automjet që po qarkullonte me shpejtësi në zonën e njohur të Shkodrës si sheshi “Demokracia”.
Nexhoja ashtu si dhe të gjithë shkodranët e thërrasin u aksidentua teksa ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në vijat e bardha, ashtu sikurse dhe bënte çdo ditë.
Në pranga ka rënë shtetasi N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftimi i policisë:
“N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën ‘Qemal Draçini’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”