AKTUALITET, 2 Shkurt 2026, 11:26

Detaje/ Atentati në berberhane në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit që ndodhej në vendngjarje: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

Detaje/ Atentati në berberhane në Lezhë, zbardhet dëshmia e

Oficeri i Policisë, i cili ndodhej brenda në berberhanen që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ka dëshmuar në polici. Ai ka thënë se ndodhej aty rastësisht dhe se kur ka ndodhur sulmi, ka qëlluar me armë zjarri me qëllim për të neutralizuar autorët.

Bderkohe qe ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Ekspertët po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin e tij.

Ndërkohë, nga të shtënat, 4 plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshen brenda kanë shpëtuar mrekullisht.