AKTUALITET, 15 Gusht 2025, 15:28

Takimi Trump-Putin/ Ambasadori Nesho: Nuk dimë ç'të presim, edhe Trump-i vetë do ta kuptojë sapo të nisë...

Takimi Trump-Putin/ Ambasadori Nesho: Nuk dimë ç'të

Ish ambasadori i famshëm, Agim Nesho, ka folur për takimin e shumëpritur Trump-Putin që do të mbahet në Alaskë ditën e sotme. 

Ambasadori tha se nuk i dihet se ç'duhet pritur nga ky takim, pasi edhe vetë Trump tha se do ta kuptojë menjëherë sapo të nisë! Megjithatë ambasadori dha disa konsiderata të përgjithshme rreth këtij takimi, gjatë një interviste për Syri TV. 

"S’duhet të presim në aspektin e zgjidhjes së krizës, porse ndryshim të orientimit të Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës, e detyruar nga kushtet e presionit ndërkombëtar dhe SHBA për ta ndaluar luftën.

Ky samit do të jetë vetëm fillimi i një udhëtimit të gjatë. Perspektiva e tyre s’është lufta por ekonomia. Të ndalojë humbjen e jetës nga të dy palët që janë në numër të lartë, të dy palët kanë humbur jetën mbi 1 milion e gjysmë jetë, kryesisht ushtarë.

Ajo që pritet në samitin e Alaskës, askush s’e di. Trump deklaroi se do ta kuptojë menjëherë se si do të jetë predispozita. Rusët duan të fitojnë thyerjen e embargos ndërkombëtare nga Perëndimi pas luftës së Ukrainës. Secila palë kërkon të fitojë sa më shumë në aspektin e politikës së jashtme. Rezultati pozitiv, është çështja e akordimit SHBA-Rusi për një armëpushim, kërkesë kryesore e BE-Ukrainë, armëpushim pa kushte. Garancitë e Perëndimit për Ukrainën, që Rusia t’i pranojë.

Premisat janë që vetë DASH, ka marrë masat q ky samit të mos përdoret nga njëra anë, të mos spekulohet që Rusia është fituese në samit, përfshirë inteligjencën e dinakërinë e nënpunësit të KGB-së.

Me rëndësi është që Trump është tërhequr nga shkëmbimi territorial. Në fillim bëri të mundur afrimin me Rusinë, problematik për ndalimin e agresionit për të arritur rezultate konkrete. Ky skenar po tërhiqet. Është fillimi i bashkëbisedimit, njohja me kundërshtarët, samiti tjetër do vendosë. BE-Zelensky do të jenë prezent për sigurinë e të ardhmen ruse, pasi janë të prekura direkt nga tentativat e Rusisë për agresion.

Putin kërkon rritjen e standardit me superfuqitë e vendeve të tjera për të ndarë zonat e influencës. Disa nga çështjet që mund të diskutohet s’është Ukraina, do të diskutohen sipas analistëve rusë, çështje si e ardhmja e lëvizjes në Arktik. Rusia kërkon të kthejë vëmendjen për zona të tjera, Siria, kontratat e bëra me qeverinë e kaluar dhe ruajtja e interesave të saj në bazat detare dhe aeroporte, si fuqi në Mesdhe, marrëveshjen për armët bërthamore.

Rusia duke mbajtur pozicionin që ka, por të marrë statusin e fuqisë ndërkombëtare për të diskutuar me fuqi të mëdha siç është SHBA . Do ketë konferencë personale të Trump, e jo të përbashkët me Putin", tha Nesho.