AKTUALITET, 14 Prill 2022, 08:59

Gjendet e djegur ‘Fuoristrada’ pa targa në Vlorë, çfarë thotë policia

Gjendet e djegur ‘Fuoristrada’ pa targa në Vlorë,

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Si pasojë e flakëve, mjeti tip fuoristradë është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Sipas policisë, automjeti i djegur ishte pa targa. Grupi hetimor po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.