AKTUALITET, 13 Prill 2022, 20:10

“Paska plasur peshku!”/ Edi Rama reagon për akuzat e opozitës pas raportit të DASH

“Paska plasur peshku!”/ Edi Rama reagon për akuzat e

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një reagim me nota humori dhe ironie, duke shenjestruar opozitën dhe duke lënë menjëanë pikat që theksohen në raportin e DASH. 

Rama shprehet se ky raport është ajo që SHBA ka thënë një vit më parë. Ai shton se DASH ka harruar të shtojë edhe arritjet që vetë i ka thënë gjatë vitit.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!

Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, shkruan kryeministri Edi Rama.