AKTUALITET, 14 Prill 2022, 08:54

Ukraina godet me raketa "zemrën" e marinës ruse, në bord mbi 510 persona

Ukraina godet me raketa "zemrën" e marinës ruse, në

Ndryshe nga ajo që pretendon Rusia, Ukraina thotë se ka goditur me raketa anijen kryesore të flotës ruse.

Këshilltari i Presidentit Zelensky, Oleksiy Arestovych thotë se Ukraina lëshoi dy raketa Neptune mbi bordin e anijes me mbi 510 persona në ekuipazhin e saj.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Odesa, Maksym Marchenko me anë të një postimi në Telegram e konfirmoi sulmin. Por asnjë prej tyre nuk dha asnjë provë konkrete mbi pretendimet e ngritura.

Çfarë dihet për luftanijen?

Anija Moskva u ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte BRSS. Ishte anija kryesore e flotës sovjetike të klasit Projekti 1164 Atlant. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë).

Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat anti-anije P-1000 Vulkan.

Luftanija e cila u bë flamuri i Flotës së Detit të Zi në 2000 – luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015.