TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Azerbajxhan ndërsa nesër në Turqi.
Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë.
Sot në mëngjes Edi Rama do të shkojë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov.
Ndërkohë të premten, kreu i qeverisë do të shkojë në Stamboll ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.
AXHENDA
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.