TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në ABC ku foli për situatën politike në Shqipëri, por dhe për deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
“Sali Berisha është i vetmi person në politikën shqiptare që e ka mundur 3 herë Edi Ramën. Edhe ai më ka mundur 1 herë. Në vitin 2009 ai duhet të largohej, pas humbjes, por ndryshoi statutin. Zotohem para të gjithë të gjallëve në Shqipëri se Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton” – tha Berisha që foli edhe për përpjekjet për të hequr shpalljen “non grata” nga SHBA.
“Unë kam zgjedhur një qëndrim që se ka bërë askush tjetër. Unë zgjodha përballjen për dinjitetin tim. Unë kam pasur 15 oferta. Nëse dikush ofrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht se ndryshe nuk bëhet. Ai duhet të regjistrohet si lobist.
Kam pasur mbi 15 oferta dhe i kam refuzuar sepse me bindjen absolute se është një vendim zero. Unë nuk mund të negocioj për një vendim që nuk ka material. Nuk kam shkuar për të atakuar vendimin unë, në gjyq kam shkuar për shpifje.
E dyta kam bërë gjithçka për transparencë. Mund të merrja një kompani PR, por nuk e mora. Deri tani kam arritur jo shumë, por nuk është pak. Janë mbi 40 artikuj, por edhe libër që provojnë këtë që them unë” – tha Berisha.