AKTUALITET, 13 Mars 2025, 13:57

Gara e 11 maji/ Demo u dorëhoq për të kandiduar si deputet, kryetari i Këshillit emërohet si drejtues i komanduar i Bashkisë së Beratit!

Gara e 11 maji/ Demo u dorëhoq për të kandiduar si deputet,

Pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, i cili kandidon në listën e mbyllur të qarkut për deputet në zgjedhjet e 11 majit për PS-në, edhe si drejtues politik në këtë qark, është emëruar edhe zëvendësuesi i komanduar në detyrë.

Ai do të jetë Ervin Ceca, që do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e pjesshme lokale që do dekretohen nga Presidenti.

Ceca ishte kryetar i Këshillit Bashkiak dhe nga sot do të jetë kryetar i komanduar.