AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 17:01

Të shtëna me armë në Lezhë, persona të maskuar hyjnë në një banesë dhe...

Të shtëna me armë në Lezhë, persona të maskuar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës. Raportohet se ku dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e shtetasit Nikoll Buja.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasen në rezistencën e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Një prej fqinjëve te familjes Buja rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar të gjithë fshatin.