TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se trupat ruse kanë arritur të marrin centralin bërthamor të Zaporizhzhia, më të madhin në Evropë.
“Personeli operativ vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë,” tha një autoritet lokal në mediat sociale.
Kujtojmë se gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, centrali bërthamor u sulmua nga forcat ruse dhe një zjarr shpërtheu në të, duke ngritur alarmin e rrezatimit bërthamor.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se flakët u neutralizuan dhe situata ndodhet nën kontroll.
Një zjarr shpërtheu në fabrikë më herët – më i madhi në Evropë – pas një sulmi me granatime ruse.