AKTUALITET, 3 Mars 2022, 22:38

Arjan Çani: Lufta i ka shpërqëndruar shqiptarët nga zgjedhjet lokale, kjo favorizon pushtetin...

Arjan Çani: Lufta i ka shpërqëndruar shqiptarët nga

Arjan Çani, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen të dielën në gjashtë bashki. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çani tha se lufta në Ukrainë, i ka zbehur zgjedhjet sepse vëmendja edhe e shqiptarëve, është e përqëndruar tek ngjarjet e luftës. Sipas tij, në raste të tilla kjo favorizon pushtetin që mund të bëjë manipulime. 

"Ky elementi i luftës e bën mediatikisht dhe për opinionin, ka zbehur gjithçka. Jam kurioz të di, i bie dita e 11 e luftës.

Ka rënë vëmendja, këtu manipulimet apo ndërhyrjet në zgjedhje nuk do të bien në sy. Do të thotë, në këtë situatë kur nuk e ka mendjen askush imagjino cfarë mund të behet.

Kjo gjë është minus në këto zgjedhje. Në raste të tilla përfiton më shumë pushteti", tha Çani.