TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka folur për efektet në ekonominë shqiptare, të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Soko tha se nuk do të kemi mungesë të grurit, sepse ne importojmë shumë pak nga Rusia dhe Ukraina, por çmimi mund të rritet sepse pritet të reflektojë çmimin e bursës.
Ndërsa lidhur me naftën, Soko tha se situata pritet të jetë më problematike dhe çmimi ka nisur të rritet.
"Problemi i parë është importi i grurit. Qarkullon shumë keqinformacion sikur do ketë problem me furnizimin e grurit. Do të kenë grurë sa të duan. 10 nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit, i kemi komshinj. Publiku të rrijë i qetë. Në bursë është rritur çmimi 62%. Do të ketë edhe në Shqipëri reflektim.
Problemi që kemi është çështja e naftës. Këtu e kemi më të reduktuar çështjen e lidhjes direkte. Nga Rusia marrim 12% të naftës. Nuk do të kemi prekje direkt nga mungesa e kontaktit me Rusine, por reflektohet çmimi në bursë. Sot vajti 120 dollarë një fuçi naftë, rritje 35% brenda dy javësh. Në Shqipëri, u rrit cmimi menjëherë.
Ne kemi rezerva sigurie, sepse e kanë kompanitë detyrim ligjor. Por këta nxituan ta shisnin atë që kishin blerë lirë, meqenëse u rrit bursa. Këtu duhet të ndërhyjë shteti.
Qeveria nuk rri dot më mënjanë", tha Soko.