AKTUALITET, 3 Mars 2022, 23:09

Genc Pollo: Fati i Ukrainës dhe Europës do të përcaktohet nga raportet e forcës

Genc Pollo: Fati i Ukrainës dhe Europës do të përcaktohet

Ish-ministri Genc Pollo thotë se fati i konfliktit Ukrainë-Rusi do të përcaktohet nga raportet e forcës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Pollo tha se rezistenca e Ukrainës do të varet nga mbështetja që po i jep Perëndimi.

"Putini kërkon të pushtojë Ukrainën. Bisedimet janë kot, për të fituar kohë. Fati i Ukrainës dhe Europës do të përcaktohet nga raportet e forcës.
E gjitha do të varet nga efektiviteti i mbështetjes që Perëndimi, i vonuar, po i jep Ukrainës.
Të gjithë janë surprizuar nga Ukraina. Nuk e dimë sa impakt do të ketë ndihma e Perëndimit. Sa do ta ndalojnë avancimin e Putinit nga jugu, kjo mbetet për t’u parë" u shpreh Pollo.