TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati, ka reaguar pasi AMA i tërhoqi vëmendjen emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, që kishte të ftuar në një debat për Ukrainën edhe Olsi Jazexhi, një personazh që mendonte ndryshe nga panelistët e tjerë për luftën.
Bushati e konsideroi deklaratën e AMA një skandal.
"Mu duk skandaloze deklarata e AMA. Të sulmosh dhe kritikosh një emision, që jep një zë alternativ edhe kur nuk je dakord... Unë nuk bie dakord me një pjesë të atyre që tha zoti Jazexhi në emision, por e lavdëroj emisionin tuaj për panoramimin e zërave ndryshe.
Më kujtohet një prokuror debil që kur i dënuan islamikët, tha këta shajnë amerikën. Kështu mu duk edhe kjo e AMA.
Kjo është një gjë për të cilën duhet të ngremë zërin të gjithë, pavarësisht se me njerëzit që thonë mendimin ndryshe, mund të mos jemi dakord", tha Bushati.