AKTUALITET, 3 Mars 2022, 22:25

Debati/ Bejko: E zbukuroni pluralizmin me qëndrime anti-amerikane! Bushati: Ju e zbukuroni me qëndrime servile...

Debati/ Bejko: E zbukuroni pluralizmin me qëndrime anti-amerikane! Bushati:

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat mes Andi Bushatit dhe Roland Bejkos, në momentin që analisti po fliste për rolin e ambasadores amerikane në zgjedhjet e ditës së diel, pasi ajo bëri thirrje të mos votohen kandidatët e Berishës. 

Pjesë nga debati: 

Andi Bushati: Yuri Kim i është drejtuar elektoratit me një thirrje, mos votoni kandidatët që mbështeten nga non-grata. Nëse Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Sali Berisha, tre njerëz në garë që ambasadorja u bëri thirrje shqiptarëve, nëse fitojnë kandidatët e tyre, janë zgjedhje pro apo kundër kësaj zonjës?

Roland Bejko: Ti e zbukuron pluralizmin me qëndrimet e tua anti-amerikane! 

Andi Bushati: Ju e zbukuroni me servilizmin tuaj pro amerikan që i Shërben Edi Ramës! 

Roland Bejko: Po të nisemi nga servilizmin nuk dimë ku do të dalim...

Andi Bushati: Nuk përdor termin bythëlëpirës, përdor termin servilizëm! 

Roland Bejko: Ju thatë është test për Yuri Kim. Nëse shqiptarët votojnë për këta nuk do të thotë që ata do të jenë të mirët. Vazhdoj t’i quaj të këqij sepse janë non-grata.