TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër deputet i PD ka reaguar pas arrestimit me urdhër nga SPAK të Vangjush Dakos. Edi Paloka thotë se urdhri për arrestimin e tij erdhi tani sepse fillimisht ai duhet të blinte dhe manipulonte edhe këto zgjedhje.
Paloka shtoi se kryeministri Edi Rama u mundëson zyrtarëve të arrestuar që të dalin shpejt nga burgu, në këmbim të heshtjes së tyre, duke u siguruar edhe se pasia nuk do t’u preket.
“Një jave pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore. Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk jua prek askush. Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar”, ka shkruar ai.