TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka humbur jetën gjatë një tentative për vjedhje.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth të 40-ave, ende i paidentifikuar, dyshohet se ka tentuar të hyjë në një banesë trekatëshe përmes dritares, por ka mbetur i bllokuar, me gjysmën e trupit jashtë dhe pjesën tjetër brenda, duke gjetur vdekjen në vend.
Grabitësi, Ilir Zarka 47 vjeç, fillimisht ka thyer xhamin e derës së tualetit, por më pas ka tentuar të futet brenda në banesë. Ai ka thyer xhamin e derës kryesore dhe ka tentuar ta hapë atë, duke u futur me një pjesë të trupit. Nuk dihet se në çfarë rrethanash, por grabitësi është gjetur i ngecur në derë. Ka qenë një komshi që kujdesej për banesën, që e ka gjetur të riun aty dhe ka lajmëruar policinë.
“Vëllai ka ikur ka një muaj në Greqi tek fëmijët. Para dy ditësh isha këtu, kontrollova nuk kishte gjë. Kalon një komshi që vjen çdo ditë për të ushqyer qenin. Kishte gjetur një person këtu në dritare, me vrap kishte lajmëruar policinë, lajmëroi edhe vëllanë. Erdha këtu, policia bëri verifikimet. Fillimisht kishte thyer xhamin aty, s’kishte gjeturi gjë, ka ardhur te dritarja e shtëpisë, ka tentuar të futet aty, ka ngecur gjysmë trupi, as nuk dilte asgjë. Në mëngjes, komshiu erdhi dhe e gjeti të vdekur”, tregon, vëllai i pronarit të banesës.
Ngjarja është konstatuar nga një person që kujdesej për banesën, i cili e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.