TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e festës së Pashkës ortodokse, të njëjtë me atë të Pashkëve Katolike të thënë një javë më parë.
Në mesazhin e tij, Berisha uroi besimtarët ortodoksë dhe të gjithë besimtarët e Zotit për këtë ditë që simbolizon ngjalljen e Krishtit, duke e cilësuar atë si një moment të shenjtë me ndikim të thellë në moralin e qytetërimit perëndimor.
Ai shprehu gjithashtu dëshirën që ‘Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite’.
“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise këto vite”, tha Berisha për mediat.