AKTUALITET, 12 Prill 2026, 20:29

Deputeti i PD-së "zbulon" shkaqet e dështimit të bisedimeve SHBA-Iran: Ngushtica e Hormuzit nuk është "pishina" e ajatollahëve

Deputeti i PD-së "zbulon" shkaqet e dështimit të

Ish-ministri Tritan Shehu, aktualisht deputet i Partisë Demokratike në Parlament, ka analizuar shkaqet e dështimit të bisedimeve SHBA-Iran në Islamabad, duke evidentuar dy prej tyre, teksa nënvizon se BE dhe NATO duhet të reflektojnë përballë kërcënimit terrorist dhe bërthamor të Teheranit.

Me një postim në rrjetin social, në titullin; “Dështimi i bisedimeve ShBA-Iran: Ngushtica e Hormuzit nuk është “pishina“ e ajatollahëve!”, ligjvënësi del në disa përfundime dhe dënon aktin e Teheranit me mbylljen e ngushticës dhe kërcënimin e ekonomisë botërore dhe destabilizimin e rajonit.

“Mbyllja, minimi, apo më keq goditja e anijeve, është padyshim akt terrorizmi e agresioni ndaj Botës”, shprehet deputeti.

Shkrimi i Shehut:

“Ishte nje perfundim i paralajmeruar, i lidhur me nje regjim te ngurtesuar ne ekstremizmin, pergjegjes per krime edhe ndaj popullit te Iranit, qe e tmerron çdo hapje, si prelud i vendosjes se drejtesise.

Me indokrinimin e miopine e tij, ideologjine radikale, qe nuk pranon demokraci e bashkejetese normale edhe me vendet e Rajonit, veçanerisht me Izraelin.

I vendosur per te perdorur, shtypur e shfrytezuar te tjeret aty, dominuar gjithekend:

1-Ngushticen e Hormuzit, duke e konsideruar ate, si rjedhoje dhe “naften”, si “prone private”, si arme kercenimesh e piraterie.

Ndersa per ate ngushtice ka nje “Ligj nderkombetar” te pranuar edhe nga Irani, te njejte me ate per Gjibraltarin.

Sipas te cilit askush dhe ne asnje rrethane nuk ka te drejte ta bllokoje e as te kerkoje taksa kalimi detar apo fluturimesh ajrore mbi ate.

Aq me shume kur ajo ngushtice ndahet me nga 12 milje secili, midis Iranit e Omanit.

Kur aty jane percaktuar dy kanale lundrimi nderkombetar te lira, nje afer Iranit e tjetri afer Omanit.

Mbyllja, minimi, apo me keq goditja e anijeve, eshte pa dyshim akt terrorizmi e agresioni ndaj Botes.

2- Per po ato aresye ai regjim po tenton ta beje Iranin nje kercenim berthamor, megjithese ka firmosur traktatin e mosperhpjes se armeve berthamore, NPT.

Qe e detyron, te mos zhvilloje apo zoteroje te tilla arme.

Te pranoje inspektime nderkombetare per programin e tij berthamor, te ndjeke direktivat e tyre.

Fatkeqesisht edhe kete detyrim tejet te rendesishem per sigurine e stabilitetin e atij Rajoni dhe shume me gjere, ai regjim kerkon ta shkele se bashku me impenjimet nderkombetare te marra nga ai vete.

Ishin kryesisht keto dy kolona thelbesore qe bene te pamundur mareveshjen ne Islamabad.

Me te drejte JD Vance deklaroi, “tashti topi eshte ne fushen e Teheranit”!

Te shpresojme tashme se dhe ato shtete antare te NATO, BE apo aleate te ShBA, qe deri tashti nuk arriten te merrnin nje pozicionim te qarte krah Washngtonit, te qartesohen per vendimet e tyre.

Nje reflektim ky, mbasi lexova disa komente jashte realitetit ne rrjetet sociale”.