TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit.
Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar dhjetë persona.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.