AKTUALITET, 6 Gusht 2023, 08:40

Përplaset makina me targa serbe, plagosen pesë persona në Rrugën e Kombit

Përplaset makina me targa serbe, plagosen pesë persona në

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 gusht) në Rrugën e Kombit. Mësohet se një makinë me targa serbe është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë anëtarë të një familjeje, burrë e grua dhe tre fëmijët.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit ku po marrin ndihmën mjekësore, ku gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë.

Mësohet se familja po shkonte me pushime.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, lagështira në rrugë dhe humbje e kontrollit të mjetit.